ITALI - Gjykata në Venecia ka dënuar me 14 vjet burg shqiptarin Pashko Gjelaj, i cili vrau bashkëshorten e tij rreth shtatë muaj më parë. Në bazë të vendimit të dhënë nga gjykata në Venecia të Italisë, 54-vjeçari u cilësua person depresiv, gjë që uli dhe dënimin e kërkuar ndaj tij duke e çuar atë në 14 vite burg.
54-vjeçari shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij 47-vjeçaren Hane Gjelaj më 26 mars të këtij viti në Moniego në Venezia të Italisë.
Ekzekutimi i 47-vjeçares shqiptare u bë në rrugë në sy të dhjetëra dëshmitarëve pas një konflikti mes tyre. Sipas dëshmitarëve Pashko Gjelaj e vrau gruan e tij duke e qëlluar me gur në kokë dhe më pas disa herë me thikë. Menjëherë pas vrasjes ai u dorëzua në polici dhe pranoi krimin.
Motiv i krimit ka qenë xhelozia mes çiftit, gjë që kishte shkaktuar konflikte të njëpasnjëshme.

(Në foto, Hane Gjelaj)
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com