Itali/Historia e dhimbshme e Elena De Giorgi që feston sot 101-vjetorin e saj! Mbeti e ve në moshën 40-vjeçare dhe rriti fillikat 7 fëmijë

Itali/Historia e dhimbshme e Elena De Giorgi që feston sot 101-vjetorin e saj! Mbeti e ve në moshën 40-vjeçare dhe rriti fillikat 7 fëmijë

Elena De Giorgi dhe Kryebashkiaku Flavio Filoni duke festuar ditëlindjen

E lindur më 27 nëntor 1921 në një familje modeste fshatare, Elena De Giorgi ditën e sotme feston 101 vjetorin e saj. Ajo dhe 4 vëllezërit e saj humbën babanë në moshë të vogël. Asokohe vetëm 11 vjeç i’u desh të punonte në fshat për të ndihmuar familjen e saj.

Elena kishte një shpirt luftarak të cilës i është dashur të kalojë shumë peripeci dhe fatkeqësi që jeta kishte rezervuar për të. Ajo u martua në moshën 19-vjeçare, në vitin 1941, në mes të luftës botërore, me Giuseppe, i njohur më mirë si Pippinu. 

Në vitin 1943 ajo lindi fëmijën e saj të parë, teksa dëgjoheshin bombardime në stacionin Nardò dhe aeroportin Galatin.

Në ato muaj, bashkëshorti i saj ishte i vendosur si ushtar kalorësie në Brindizi. Në 19 vite martesë ajo solli në jetë 7 fëmijë, 5 djem dhe 2 vajza, ku i fundit lindi në vitin 1962, ku pikërisht në atë vit Pippinu, vetëm 50-vjeç, u sëmur në punë dhe vdiq pak kohë më pas. Fatkeqësisht ai nuk pati kohë të shihte dhe njihte fëmijën e tij të fundit Giuseppe i cili lindi vetëm një javë pas vdekjes së tij.

Në moshën 40-vjeçare ajo ngeli e ve, dhe me ndihmën e nënës së saj Giuseppina dhe tezes Fiorina, dhe këto ishin të veja, ajo arriti të mbante familjen duke u bërë një nënë shembull për të gjithë, një lider i pa mposhtur, ku mori edhe rolin e babait.

Ajo ia dedikoi dhe ia kushton jetën fëmijëve të saj dhe me kaq shumë dashuri dhe sakrifica arriti t'ua përcjellë forcën dhe shpirtin e saj, e cila edhe sot mënyra e saj e të qenurit është shembull për fëmijët e saj dhe rrjedhimisht edhe për të gjithë nipërit e tij që e duan tepër shumë. 

Kryebashkiaku Flavio Filoni, i cili sot feston ditëlindjen së bashku me të i ka kushtuar një urim të veçantë dhe të përzemërt. Ai tregon kënaqësinë e saj që ka arritur të ndërtojë dhe mbajë një familje kaq të lumtur dhe të bashkuar gjatë gjithë këtyre viteve.

“101 vitet e saj të mrekullueshme janë një burim krenarie për fëmijët e saj dhe për të gjithë nipërit e saj. Buzëqeshja, shpesh e pranishme në fytyrën e tij, tregon kënaqësinë e tij që ka arritur të ndërtojë dhe mbajë një familje kaq të lumtur dhe të bashkuar. Urimet më të mira nga të gjithë ne, Nonna Elena!”, ka shkruar Kryebashkiaku Flavio Filoni./Marrë nga La Repubblica

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)