Tension në Romë, kur forcat e policisë nisën dëbimin e njerëzve që kishin zënë një ndërtesë në Via Cardinal Capranica, në periferi të Primavalle.

Gjatë evakuimit, nga brenda ndërtesës, në drejtim të forcave policore u hodhën mjaftë objekte, përfshi dhe bombola gazi.

Gjatë thirrjeve për të çliruar ndërtesën, disa banorë u përpoqën të bllokonin operacionin e forcave të rendit duke ngritur barrikada me dyshekë, goma makinash dhe objekte të tjera, të cilave më pas iu vunë zjarrin.

Pas ndërhyrjes së policisë, shumica e banorëve e braktisën paqësisht ndërtesën.

Shumë prej zaptuesve të ndërtesës ishin emigrantë të huaj, bashkë me familjet e tyre.