BERGAMO, Itali - Emigranti shqiptar në Itali, Gëzim Zenelaj, ka humbur jetën në një aksident tragjik, të ndodhur rreth orës 10:30 të paradites në rrugën që lidh Soncinon dhe Torre Pallavicinën pranë qytetit të Bergamos.
31-vjeçari Zenelaj po ngiste makinën e tij tip Fiat Bravo, kur papritur ka dalë nga korsia dhe është përplasur me një traktor, i cili drejtohej nga 25-vjeçari D.R. Pas përplasjes Fiati ka përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën emigranti shqiptar.
Mjekët e urgjencës në vendngjarje janë përpjekur të ndihmojë 31-vjeçarin, por nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për t’i shpëtuar jetën të riut.

Gëzim Zenelaj, i cili jetonte në Pumenengo të Bergamos, ka lënë gruan e tij shtatzënë. Policia po punon më tej për zbardhjen e aksidentit, por mendohet se shkak mund të jetë ngushtica e tepërt e rrugës, e cila bëri të pamundur kalimin e të dyjave mjete njëkohësisht pa u përplasur.
(Në foto: aksidenti ku humbi jetën 31-vjeçari shqiptar)
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com