Itali, fitojnë Interi dhe Roma
Burnley ndal Chelsean në barazim

Itali, fitojnë Interi dhe Roma<br />Burnley ndal Chelsean në barazim
Pas humbjes ndaj Juventusit një javë më parë Interi rikthehet menjëherë tek fitorja. Zikaltërit mposhtin Empolin 2-0 në “San Siro” falë golave të shënuar nga Eder dhe Candreva.
 
Pavarësisht dy mungesave të rëndësishme të kapitenti Icardi dhe Perisic skuadra e Piolit kalon shpejt në avantazh me golin e Eder.
 
Më pas në pjesën e dytë mesfushori Candreva shënon një gol të bukur për të vulosur rezultatin përfundimtar Inter-Empoli 2-0.45 pikë dhe vendi i katërt për Interin në klasifikim.
 
Ndeshjën e javës së 24-të të Serisë A e ka fituar edhe Roma. Kryeqytetasit kanë fituar në transfertë 2-0 ndaj Crotones dhe rimarrin vendin e dytë.
 
Fillimisht Dzeko humbet një penallti dhe më pas shënon Nainggolan në fundin e pjesës së parë dhe Dzeko në pjesën e dytë.
 
Në Angli surprizohet Chelsea kryesues. Blutë e Londrës janë ndalur në një barazim 1-1 nga Burnley megjithatë vijojnë të jenë të parët me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë.Ndeshjen e javës së 25-të Chelsea e nis menjëherë me gol.
 
Në minutën e 6-të shënon mjaft bukur spanjolli Pedro.Por vendasit arrijnë të barazojnë në minutën e 24-të me një supergol nga Brady.Rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe Burnley-Chelsea përfundon 1-1.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos