Parma- 20 vite më parë erdhi si klandestin ndërsa sot kandidon për të qënë kryebashkiak i Parmës.

Është kjo historia e shqiptarit Gentian Alimadhi me profesion avokat i cili me shumë mundësi mund të fitojë primaret e qendrës së majtë për të kandiduar në garën për kreun e bashkisë së Parmës. Tashmë ai është edhe në qendër të vëmendjes së mediave italiane të cilat rikthejnë jetën e tij.

Ja çfarë shkruan prestigjiozja 'La Republicca' ku sigurisht personazh është po ai.
 
“ Këtu ai ka qënë kamarier…”Na sjellin kafenë ndërsa Gentian Alimadhi hedh një shikim plot krenari në teatrin Regio i cili është zemra dhe monumenti simbolik i Parmës" e nis shkrimin e përditshmja.
 
E më pas vijon historia e tij sesi një klandestin shqiptar mbërriti në brigjet italiane, sesi arriti të ishte i suksesshëm dhe tashmë dëshiron të jetë kryetar bashkie.

“Por humbisni më të bukurën. Sepse e gjitha kjo ndodh në Parma  qyteti i vogël  dhe profetik i politikës italiane. Këtu ndodh gjithcka. Dhe tani a ka ardhur koha e bashkiakut të parë klandestin?” pyetet në shkrim.
 
 "Por ti vërtetë mendon se do të votojnë vetëm sepse je shqiptar? Pyet një mik ndërsa Gentian publikon pak jave më parë dëshirën që të prezantohet në primaret e Pd.
 
“Jo, por nuk pres as të penalizohem për këtë fakt”, -shprehet Gentian 44 vjecar me një buzëqeshje mesdhetare.

Vetëm ata që janë mbi 40 vjec  e kujtojnë kohën e valës së emigracionit të shqiptarëve në vitet 90. 

“Dhe unë jam regjur” qesh Gentian. Ai ishte vetëm 20 vjec kur zbriti në Itali.

“Jo sepse nuk kisha për të ngrënë. Nuk isha i varfër. Isha regjistruar për arkitekturë në universitetin e Tiranës. Do të kisha të ardhme në vendin tim. Miqtë më dekurajonin. Prindërit nisën të qajnë kur u thashë që doja të ikja me anije. Përse e bëra? Ëndërrova më të mirën për vendin tim i izoluar nga diktatura. E  më pas Italia e parë në televizor ishte një parajsë. Toka e mundësisë” shprehet Alimadhi

‘Në 15 maj 1993 hipa në stivën e peshkarexhës në Durrës me destinacion Brindisi.Ditën tjetër isha në një tren për në Parmë, ku jetonte vëllai i cili kish ardh me anije dy vite përpara.I shtriva dorën Parmës dhe më pranoi, pak për joshje dhe pak sepse beson. Më pas mbeta këtu, mund të shkoja në Amerikë te motra por zgjodha Parmën. Do më shumë një vend që e zgjedh apo ku ke lindur? Unë nuk kandidoj në emër të emigrantëve. Kandidoj në emër të Parmës. Tre vite si klandestin, paketoja corape për të mnijetuar, flija në një kantier me parete metali,vishesha me veshje të Caritas.Kujtoj mora një palë tuta të Armani të cilin nuk e njihja ndërsa njerëzit thonin duke sharë: Shihni këtë shqiptar sesi e tërheq. Nuk ishte Italia që kisha parë në television”rrëfen 44 vjecari.

Më pas vjen amnistia  dhe rikthimi te librat.” Doja të regjistrohesha për arkitekturë por në Parmë nuk ishte kjo degë dhe vendosa të studiojë për drejtësi,’ thotë Alimadhi.

Pas 10 vitesh në 2010 ai merr nënshtetësinë italiane.Sot ka një studio avokatie , është i martuar dhe ka dy fëmijë. Kjo është historia e shumë shqiptarëve, e frikësuan Italinë dhe sot  janë zhdukur nga radarët e ksenofobisë kombëtare.

“Shqiptarët janë ende, për të mirë dhe për të keq” është shprehur Gentian  gjatë një takimi.

“Në këtë garë jam si qytetar i Parmës. Në Itali kam kaluar vitet më të rëndësishme  të jetës sime. Sot përpiqem të jap dicka. Sesi do ta pres qyteti? Do ta shohim. Parma nuk është zbrapsur. Qytet prustian dhe i cuditshëm,qytet paradoksal, që kombinon qëndrueshmërinë dhe pushtetin e vërtetë. Në këtë vend  a do të cuditeshe nëse bashkiak do të jetë një ish emigrant klandestin?Pd ndoshta, nuk e mohon e kanë pritur mirë,”shprehet ai
 Politikisht  ai afrohet me Liberta Eguale, dhe duket se nga partia e tij nuk di shumë.” Bersaniani, renziani, do të informohem” qesh.
 
Në fund të shkrimit vjen edhe pyetja “Je i sigurt se ke zgjedhur momentin e duhur për këtë aventurë” dhe përgjigja e tij është: Nëse për italianët është momenti i gabuar atëherë është momenti i duhur.

Redaksia Online
E.M/Shqiptarja.com