Itali/ Gjendet i pajetë në një përrua 65- vjeçari shqiptar

Itali/ Gjendet i pajetë në një përrua 65- vjeçari shqiptar

Viktima Gjon Toma

Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në shtratin e përroit Bure në Candeglia, në Itali.

Ishte familja e 65- vjeçarit Gjon Toma që iu drejtua policisë, pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Gjon Toma ishte larguar nga shtëpia e tij rreth orës 08:30, mëngjesin e së dielës.

Burrit i pëlqente të ecte në ato anë dhe nuk ishte hera e parë që ai shkonte aty, ndërsa aty pranë kishte edhe një kopsht perimesh për të cilin kujdesej.

‘Thuajse shkonte aty gjithmonë me biçikletë, ndërsa këtë herë doli dilte në këmbë”, tha djali i tij Renato.

Për të shpejtuar kërkimin ai kishte publikuar një njoftim në rrjetet sociale, ku jepej informacion për rrobat që kishte veshur burri kur kishte dal nga shtëpia: tuta blu të errëta, bluzë pambuku gri, këpucë blu të hapura dhe një çantë e kuqe.

Zbulimi i trupit të tij të pajetë është bërë nga forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk dukej se kishte shenja dhune.

Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira