Një murator shqiptar, prej shumë vitesh rezident në Campobasso të Italisë, është gjetur i varur me shall në një pemë në rrugën ku banonte. Nuk ka lënë asnjë shënim ku mund të shpjegonte arsyen e vetëvrasjes së mundshme, çka ka ngjallur dyshime se mund të jetë një vrasje.
 
Trupi i A.T., 47 vjeç, u zbulua të dielën në orën dhjetë paradite, nga një kalimtar i rastit.
 
Ngjarja është raportuar fillimisht si vetëvrasje nga karabinierët, por autopsia që do t’i bëhet të premten kufomës do të qartësojë përfundimisht nëse ka qenë një krim i maskuar mirë.
d.i./Shqiptarja.com