Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur i vdekur ditën e sotme në Palermo.
Ai u gjet i vdekur brenda makinës së tij Rover nga punonjësit e policisë. Nga hetimet e para, Onoratos i janë gjetur gjurmë gjaku në këmishë, teksa është gjetur me një brez të lidhur në qafë.
Për hetuesit dhe magjistratët të gjitha hipotezat janë të hapura, gjithashtu edhe ajo e vetëvrasjes. Bashkëshortja e tij, Francesca Donato, bashkëshortja eurodeputete, nuk kishte marrë asnjë lajm prej tij që nga ora 11:00 dhe lajmin për vrasjen e Angelos e mori vesh nga mediat.
“Angelo ka vdekur, e vranë”, u tha eurodeputetja Francesca Donato disa anëtarëve të DC-së të cilët e pyetën se çfarë i kishte ndodhur burrit të saj.
Duket se Angelo, sipërmarrës, kishte një takim me dikë dhe se pranë Via Ugo La Malfa, ku u gjet makina, ishte vendi i zgjedhur për të biseduar.