ITALI- Një i ri me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur brenda në makinë në Itali. Sipas mediave italiane, automjeti tip “Volkswagen Polo” i shqiptarit ishte i ndaluar në anë të rrugës në aksin Casarano-Ugento.Viktima është Serxhio Veizi, 27-vjeç, i cili jetonte në Bari.
Kalimtarët e rrugës kanë lajmëruar policinë, që ka mbërritur më vonë në vendngjarje. Sipas policisë italiane shqiptari është vrarë me armë zjarri në kokë dhe nuk është bërë e ditur akoma nëse bëhet fjalë për vrasje apo për vetëvrasje. Në makinë është gjetur arma dhe vendi i mbuluar me gjak. Sipas mediave italiane i riu njihet për precedentë penalë në botën e drogës. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta dhe pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.