Itali/ Gjimnazi merr vendimin drastik: Nxënësve do t’u konfiskohen telefonat gjatë procesit mësimor

Një shkollë e mesme në Bologna të Italisë ka marrë një vendim drastik me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Gjimnazi “Malpighi” ka vendosur që mësuesit kujdestarë, para nisjes së procesit mësimor duhet t’u konfiskojnë celularët të gjithë nxënësve, t’i fusin në një dollap në klasën përkatëse dhe t’u rikthehen atyre pas mbarimit të procesit mësimor.

Ky vendim prek 530 nxënës të cilët janë pjesë e këtij gjimnazi.

Drejtoresha e gjimnazit, Elena Ugolini, ka deklaruar se në orët mësimore të zhvilluara në institucionin arsimor që ajo drejton nxënësit kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është fokusimi i plotë i tyre në mësimet që trajtohen në klasë.

Vendimi për ndalimin e telefonave celularë u miratua unanimisht nga organi drejtues dhe u përfshi në rregulloren e institucionit, duke parashikuar në rregullore dhe sanksionimin e nxënësve që përdorim celularët gjatë kohës që janë në shkollë dhe nuk i dorëzojnë ato tek mësuesi kujdestar.

Sipas stafit drejtues, telefonat përveçse shpërqendrojnë studentët, pengojnë edhe marrëdhëniet njerëzore.

"Ne duam që shkolla të jetë vërtet një vend ku ne eksperimentojmë, mësojmë, bëjmë kërkime dhe përdorim teknologjinë kur nevojitet, jo sepse kemi krijuar një varësi nga e cila nuk mund të shkëputesh" deklaron Elena Ugolini.

Aktualisht ky vendim po trajtohet si një eksperiment që mund të zhbëhet nëse rezultatet nuk janë të pëlqyeshme dhe produktive.

Por kjo nuk është hera e parë që implementohen një eksperiment i tillë, pasi më parë është implementuar në një klasë të këtij gjimnazi.

"Fëmijët e panë ndryshimin. Fillimisht ishin pak nervozë, më pas kuptuan se ishin më të fokusuar në orën mësimore dhe në marrëdhëniet me shokët e klasës", tregon Ugolini.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut