‘Nga 2600 euro gjobë – 3 muaj pezullim të patentës', Italia me ‘grusht të hekurt’ për shoferët që përdorin telefonin në timon

‘Nga 2600 euro gjobë – 3 muaj pezullim të patentës', Italia me ‘grusht të hekurt’ për shoferët që përdorin telefonin në timon

Qeveria Italiane ka përgatitur një projektligj të ri për ashpërsimin e gjobave dhe ndëshkimeve ndaj personave që janë të varur nga alkoli, atyre që përdorin telefonin gjatë ecjes me makinë dhe atyre që ecin me shpejtësi të lartë. Gjoba do jetë deri në 2600 euro.

Mediat italiane kanë shkruar se nisma ligjore ka marrë tashmë dritën jeshile dhe pritet të kalojë për votim në parlament, raporton La Repubblica.

Ministri i Transporteve, Matteo Salvini, deklaroi se kjo ishte një nismë urgjente dhe ka një rëndësi ekstreme. Ai i’u referua episodeve të shuma të aksidenteve tragjike gjatë këtij viti.

Ndëshkime më të rënda do të ketë për çdo shofer që përdor telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo që lëviz në gjendje të dehur.

Sipas projektligjit çdo drejtues që do kapet me celular do të ndëshkohet deri në 2600 euro. Kurse nga ana tjetër është parashikuar instalimi i programit “Alcolock” tek të gjitha mjetet e shoferëve që janë kapur të dehur në mënyrë të vazhdueshme në timon. Program ky që mat nivelin e alkoolit në gjak dhe nuk lejon makinën që të ndizet nëse ai rezulton i dehur.

Në rast përsëritje të një shkelje të kodit Rrugor, do të ketë heqje të menjëhershme të patentës. Gjoba të rënda janë parashikuar edhe për personat që lëvizin me skutera dhe biçikleta.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE