E rëndë në Itali, gjuetari vret 19-vjeçarin në pyll, e ngatërroi me një derr të egër (FOTO)

E rëndë në Itali, gjuetari vret 19-vjeçarin në pyll, e ngatërroi me një derr të egër (FOTO)

Transportimi i trupit të riut ,Nathan Labolani

ITALINjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, në zonën e Liguria, pranë Genova-s. Një 19-vjeçar është vrarë me armë gjahu nga një gjuetar pasi ky i fundit e ngatërroi me një derr të egër. I riu i quajtur Nathan Labolani, banor i provincës Imperia, u qëllua në bark nga gjuetari. Incidenti tragjik ndodhi në momentin kur 19-vjeçari po ecte të dielën në mëngjes me qenin e tij në një zonë pyjore. 

Të shtënat erdhën nga një armë gjahu tip Winchester, saçmat e të cilës rezultuan fatale për të riun. Personi i akuzuar për ngjarjen është një gjuetar 29 vjeç i cili ngatërroi të riun me prenë e vet

Nathan Labolani 

Karabinierët, zjarrfikësit, stafi mjekësor 118 dhe Kryqi i Kaltër erdhën në vendngjarje. Po ashtu edhe një helikopter u thërrit në vendin e ngjarjes por çdo gjë kishte marr fund, i riu vdiq në vend. Vrasja e të riut ka sjell shqetësime në qytezën e vogël në veriperëndim të Italisë për masat që duhen marrë gjatë zhvillimit të gjuetisë.

b.ha.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë