MILANO - Gjykata e Apelit në Milano ka marrë sot vendimin për të ndaluar ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni të zgjidhet në postet publike për një periudhë 2-vjeçare për shkak të akuzave për mashtrim fiskal.
Gjykatësit mbajtën në fuqi kërkesën e prokurorisë. Berluskoni 77-vjeçar, politikani më i kontestuar në Itali, u shpall fajtor më 1 gusht nga Gjykata e Kasacionit në Romë me akuzën për mashtrimit fiskal tek “Mediaset”.
Mbrojtja kishte kërkuar reduktimin e ndalimit të ushtrimit të posteve publike me një vit, që është edhe minimumi ligjor. Avokati i Berluskonit, Nikolo Gedini deklaroi se do të kërkojë anulimin e këtij vendimi.
Por vendimi mbetet përkohësisht i pazbatueshëm, sepse Berluskoni gëzon imunitet si anëtar i senatit italian.
Dhoma e ulët e parlamentit duhet të vendosë së shpejti, nëse kreu u partisë konservatore “Populli i lirisë”, mund të mbajë postin e tij si i dënuar.
Ndërkohë dënimin me një vit heqje lirie për shkak të mashtrimit fiskal, Berluskoni nuk do ta kryejë për shkak të moshës së thyer.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com