Itali – Një mega-operacion i zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes ka goditur klanin ‘del Golfo’ dhe kanë sekuestruar 4.3 ton kokainë e 2 milionë euro para të gatshme, përfshirë mjete transporti si kamion dhe fuoristradë.
Ky është një ndër konfiskimet më të mëdha të drogës në Europë. Janë lëshuar urdhër-arrestet për 38 personave në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Mes tyre ka agjentë, tregtarë me shumicë dhe transportues droge, shkruajnë mediat italiane.
Hetimi filloi më shumë se një vit më parë me bashkëpunimin e drejtësisë italiane, policisë kolumbiane, së bashku me agjencinë amerikane të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.
Për 4300 kilogramët kokainë të sekuestruara janë paguar për 96 milionë euro nga grupet kriminale dhe janë rishitur në tregun italian për të paktën 240 milionë euro. Mega-operacioni i ka dhënë një goditje organizatës së fuqishme kriminale të "Klanit del Golfo" , më i rëndësishmi në mesin e narkotikëve kolumbianë.
Sekuestrimi i drogës u realizua në një vit hetime, nga 19 dërgesa kokaine të kontrolluara që nga maji i vitit 2021 deri në majin e vitit 2022. Clan del Golfo është i lidhur edhe me Shqipërinë pasi është kapur duke shpërndarë kokainë për trafikantët shqiptarë. Një nga rastet që u zbulua lidhja me shqiptarët ishte kur u kap kontejneri me banane i Arbër Çekajt, ku ishin të fshehur 613 kg kokainë. Kjo sasi kokaine, e vlerësuar në tregun kolumbian 37 milionë dollarë, ndërsa në atë evropian 180 milionë dollarë, i përkiste grupit të armatosur “Clan del Golfo” që furnizoi trafikantin shqiptar.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
24 Janar, 15:42
-
Itali/ Arratiset nga burgu i Ankonas 'Akili'! Xhevdet Plaku vuante dënimin për trafik droge! Zbërthimi i SkyECC zbuloi planin për t'i bërë atentat në 2019
24 Janar, 12:39
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47