Gjykata e lartë e Republikës së Shqipërisë ka bërë me dije se Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm '41 bis'.
Arbër Çekaj vijon të qëndrojë i izoluar në regjimin '41-Bis', pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GKKO) i ka refuzuar kërkesën, me argumentin se paraqet rrezikshmëri.
GJKKO e ka cilësuar Çekaj si një person që paraqet rrezikshmëri, për pasojë do të vijojë që të qëndrojë i izoluar për të paktën 1 vit. Çekaj u izolua në 23 nëntor të 2021 me kërkesë të SPAK e të miratuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Kush është Arbër Çekaj?
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.
Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
82.8%
-
Jo
13.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2721
Lajme të tjera
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ahmetajt për pasuritë! Kërkoi heqjen e sekuestros për apartamentin 167 m2 e zhbllokimin e dy llogarive
8 Dhjetor, 11:51
-
Tymuese dhe kapsolla në Kuvend, komisariati nr.1 bën kallëzim në SPAK! Deputetët e Bardhit dhe Berishës akuzohen për ‘shkatërrim prone’
8 Dhjetor, 10:33
-
Lobimi i LSI në SHBA, Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros ndaj provave të sekuestruara nga SPAK! GJKKO e rrëzon
7 Dhjetor, 14:18
-
Privatizimi i ish-fabrikës 'Buka', SPAK mbyll hetimet Arben Ahmetajn, dërgon dosjen në GJKKO! Dëmi i shkaktuar deri në 7 mld lekë
7 Dhjetor, 12:52
-
Vendet e lira në SPAK, 3 nga 8 kandidatë përzgjidhen nga KLP! Tre të parët renditen Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani! SHBA-BE: Të zgjidhen më të mirët, më profesionalët
7 Dhjetor, 11:22
-
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Vangjush Dakon dhe 10 të tjerë! Kërkon pushimin e gjykimit për një prej tyre
7 Dhjetor, 08:53
-
Prefekti i Kukësit në hetim për abuzim me tendera! GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Granit Gjanës! Tregon pse u dorëhoq
7 Dhjetor, 08:25
-
Ismail Mulleti i dha 350 mijë euro Shkëlzenit, Berisha i dha Ismail Mulletit koncensionin e markimit të naftës! Po SPAK-u ku hyn këtu?
6 Dhjetor, 18:38
-
'Më kërcënuan me armë! Nëse do tërhiqte kallëzimin vëllai i siguronin azil politik në Greqi' Dëshmitë që u lexua në gjyqin e Fredi Belerit
5 Dhjetor, 16:10
-
Vrasja e Behar Sofisë, SPAK kërkon nga 30 vite burg për 4 të pandehurit dhe 7 vite burg për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shyti
5 Dhjetor, 15:15
-
Lulzim Basha 'mesazh Berishës' nga SHBA: Sulmet e politikës ndaj SPAK të papranueshme
5 Dhjetor, 14:27
-
Nuk arrestonte shpërndarësit e drogës, pezullohet nga detyra nënkomisari Taulant Ismailaj në Fier! I ndalohet edhe dalja jashtë vendit
4 Dhjetor, 18:09