ASTI, Itali – Karabinierët e Asti-t në Itali kanë arrestuar një 36-vjeçar, Mark Filipin (foto), i cili akuzohet për vjedhje të dhunshme në vila. Sipas autoriteteve italiane, shqiptari ka kryer një grabitje më 1 mars të këtij viti kur, së bashku me dy bashkëpunëtorë, të arrestuar tashmë, vodhën banesën e një gruaje të moshuar 82-vjeçare. Ndër sendet e grabitura, 300 euro dhe proteza me dhëmbë floriri të gruas së vjetër.

Episodi i dytë për të cilin akuzohet Filipi i përket 14 marsit kur në qendër të qytetit, së bashku me një minoren, nën kërcënimin e armëve kanë arritur të grabisin një tjetër pensionist 66-vjeçar në shtëpinë e tij, të cilit i morën portofolin dhe 700 euro.

Gjykata e Astit, duke parë edhe rrezikshmërinë e personazhit, ka vendosur të japë masën e arrestit me burg pa afat.

(im/shqiptarja.com)