Në Mazara, në Itali, policët e skuadrës Pegaso arrestuan një grua me inicialet E.R., 59 vjeçe, me origjinë kosovare, banuese e qytetit Siçilian, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e saj iu gjetën sasi jo të mëdha droge dhe hashashi të fshehur mirë në jastëkun e vendosur në karrocën me rrota. Hetuesit prej kohësh e kishin vënë gruan nën survejim, pasi ajo shihej shpesh teksa kalonte me karrocë në qendrën historike e karakterizuar nga një labirint rrugësh të ngushta dhe sheshe të mbyllura. Ata e kishin parë edhe që gruaja shpesh lëvizte me karrocë me rrota në qendër të qytetit dhe hynte në kontakt vetëm me të rinjtë, te të cilët edhe shpërndante drogën.
E. R. përdorte kushtet e saj shëndetësore për të mashtruar policinë. Gruaja përdorte çdo ditë karrige me rrota për të lëvizur, duke e alternuar herë pas here me paterica. Tani gruaja është nën arrest shtëpiak me urdhër të Prokurorit të Marsala.