Një ngjarje tejet e rëndë ka tronditur opinionin publik italian, pasi një grua 41-vjeçare, ka vrarë vajzën e saj 2 vjeçe në një provincë në afërsi të Milanos. Raportohet se gruaja ka telefonuar bashkëshortin dhe babanë e vajzës për t’i thënë se ajo nuk ekziston më.
"Vajza jonë nuk është më" me këto fjalë gruaja 41-vjeçare lajmëroi të atin e fëmijës, i cili ndodhej larg shtëpisë. Ai është detyruar të kërkojë ndërhyrjen e policisë për të parë sesi është gjendja. Karabinierët e Abbiategrasso, pasi raportuan një vrasje të mundshme, ndërhynë në një shtëpi ku gjetën trupin e pajetë të vajzës së vogël.
Për momentin nuk dihen detaje të tjera dhe pas vdekjes së vajzës së vogël, nëna e vogëlushes kishte dëmtuar veten, duke tentuar vetëvrasjen. Ajo është e shtruar në spitalin Magenta (Milano).
Gruaja e quajtur Patrizia Coluzzi, nëna e Edithit të vogël e kishte raportuar burrin e saj tri herë. Kjo u konfirmua nga Zyra e Prokurorit Publik Pavia. Gruaja dhe burri i saj, pasi u ndanë, ishin në qendër të një historie të diskutueshme ankesash dhe kundër-ankesash. Një postim i shkruar nga gruaja dhe i vendosur në internet disa orë para episodit dramatik po shqyrtohet nga autoritetet gjyqësore, në të cilën ajo përmend sjelljet e dhunshme të burrit dhe kritikon policinë dhe prokurorinë , për mosmarrjen në konsideratë të akuzave të saj. Patrizia Coluzzi doli negativ në testin toksikologjik.