Firenze- Drejtoria Antimafia në Firence sekuestroi pasuri me vlerë 2 mln euro në pronësi të një grupi kriminal italo – shqiptar i cili të ardhurat kriminale i riinvestonte në restorante në qendën turistike të kryeqytetit toskan.
Mes pasurive të sekuestruara ishin dhe 2 Ferrari me vlerë 600,000 euro, po kështu para cash 476,200 euro, gjerdanë, flori dhe byzylykë të çmuar. U sekuestruan dhe aksionet e dy shoqërive në Firenze.
Me urdhër të prokurorisë është kryer kontroll në 14 aktivitete ekonomike. Nuk bëhet publike emrat e personave të cilëve u është sekuestruar pasuria pasi deri në momentin e një vendimi përfundimtar ata prezumohen të pafajshëm./ reportdifesa.it/