Itali/ Si 'La Casa de Papel'! Hapën tunel për të vjedhur një bankë! 1 nga 4 grabitësit mbetet brenda, kërkon ndihmë! VIDEO- nga operacioni i shpëtimit

ITALI- Katër persona kanë ngecur nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në Via Innocenzo XI në Romë, Itali. 3 prej tyre u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët, teksa një i katërt vijon të jetë i bllokuar rreth 5 metra në thellësi. Është e paqartë se përse po e hapnin tunelin, një hipotezë është se donin që të arrinin një kasafortë bankare rreth 300 mnetra larg. 

Si u zbulua?
Kanë qenë tre personat që u shpëtuan të cilët që kanë kërkuar ndihmë kur në një moment të caktuar galeria ka filluar të shembet. Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve prej disa orësh po punojnë për të shpëtuar personin e katërt të ngecur nën tokë.

Tuneli kishte nisur nga dyshemeja e një dyqani, megjithatë nuk është ende ekzaktësisht e konfirmuar nëse personat që po punonin në këtë tunel në të vërtetë donin të vidhnin në ndonjë aktivitet privat ose publik në zonë apo edhe bankës në via Innocenzo XI ekziston. 

Një skemë e tillë është parë edhe në Tiranë, ku policia zbuloi një tunel që ishte ndërtuar zonën e Bulevardit ‘Zogu I’, ku sipas hetimeve grabitësit po tentonin vjedhjen e një banke aty pranë, ku grabitësit u kamufluan si punonjës të mirëmbajtjes

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 11/08/2022 22:29

    Paraja pa djerse kete fat ka

    Përgjigju
    • Hajduti: 11/08/2022 23:55

      Ne lame lesht duke germu ne 40 grade, ky thote paraja pa djerse.

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Itali/ Ish kryeministri Draghi voton në Romë

Zgjedhjet në Itali/ Ish kryeministri Draghi voton në Romë