ITALI- I dobët, me dhimbjen që mund t’i dallohet në sy dhe me pamundësinë për të ndryshuar realitetin e trishtë, Genci Tila, i ati i Aronit 4-vjeçar që u nda nga jeta ditën e djeshme, pas shembjes së ndërtesë s ku banonin, kërkon drejtësi.
"Ne duam drejtësi. Ne kishin ardhur në Torino për të filluar një jetë të re dhe sot kishim një takim për të gjetur një shtëpi tjetër sepse në atë vend asgjë nuk funksiononte si duhet. Në mëngjes mund të nuhasje erën e gazit ".
40-vjeçari shqiptar, i cili ditën e djeshme priti me orë të tëra jashtë ndërtesës dykatëshe të shkatërruar nga shpërthimi duke pritur që zjarrfikësit të nxirrnin Aronin e vogël nga rrënojat, pasi i biri u nxor nga tronditja që pësoi kaloi natën në spital. Për ta mbështetur atë gjendet kushëriri i gruas Qemal Çupi, i cili rrëfen që ata sapo ishin zhvendosur në Torino.
"Ata erdhën nga Napoli, në Torino për të filluar një jetë të re. Babai i Aronit kishte gjetur punë në një kompani si punëtor, ku ditën e djeshme ishte dita e parë e punës. Por për fat të mirë - vazhdon Çupi - dy fëmijët e tjerë nuk ishin në shtëpi. Të dy fëmijët e tjerë gjendeshin tek një i afërm".
Sapo mbërritën nga udhëtimi i gjatë, në fakt, familja Tila kishte vendosur që të pesë ata të mos mund të qëndronin në atë papafingo, e cila sipas tyre ishte shumë e vogël dhe ata duhej të gjenin një shtëpi tjetër.
Tani ata kërkojnë ndihmë me dokumentet dhe mbi të gjitha ndihmë për të sjellë trupin e të voglit në Shqipëri.
E ëma e Aronit, Nertila Tila e cila ndodhej me të voglin në momentin që në ndërtesën ku jetonin ra zjarri, gjendet ende në spital.
Ndërtesa dy katëshe u shemb ditën e djeshme, pasi kishte një rrjedhje gazi në një nga 6 apartamentet të cilat banoheshin nga shqiptarë ose rumunë. Si pasojë e incidentit humbi jetën 4 vjeçari Aron Tila u nda nga jeta dhe mbetën të plagosur nëna dhe 2 persona të tjerë.