Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pasi një 68-vjeçar shqiptar në Itali, u fut kundravajtje në një rrethrrotullim. Sipas raportimeve nga mediat italiane, ai është përplasur me një patrullë karabinierësh që ndodheshin aty.
Për pasojë mbetën të lënduar dy karabinierë njëri 30 dhe tjetri 51 vjeç. Ata janë transportuar në spital, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Policia italiane po vijon hetimet për të zbuluar dinamikën e plotë të këtij aksidenti. Deri më tani, identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por mësohet se ka qenë i dehur.