Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)

Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)

Komanda e Monzës, në Itali

Itali- Një shqiptar i shpallur në listën e personave të shumëkërkuar nga Italia, është arrestuar në Mançester të Anglisë ku dhe fshihej prej kohësh, për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit me 25 vite burgim për krime të rënda.

Sajmir Oruci, 35 vjeç, zbarkoi nën pranga në aeroportin Linate të Milanos dhe ishte marrës i një urdhri për ekzekutimin e dënimit të lëshuar nga Zyra e Përmbarimit Penal të Prokurorisë Publike të Monzës.

Shqiptari u arrestua për llogari të Italisë më 3 dhjetor në Mançester (po vuante dënim për drogë pas ndalimit vitin e kaluar në Angli), pas një urdhër-arresti evropian dhe do të duhet të vuajë një dënim total prej 25 vitesh burg për krime të rënda, duke përfshirë: Veprat e përndjekjes, rrëmbimi, sulmi i rëndë seksual (përdhunim), dhuna seksuale në grup ndaj një vajze, që në kohën e ngjarjes ishte e mitur.

Dhuna daton në vitet 2015 dhe 2016, periudhë në të cilën i dënuari banonte në Besana Brianza. Për këto krime ai u dënua fillimisht nga Gjykata e Monzës me 12 vjet e 6 muaj. Më pas, dënimi u akumulua me të tjera të dhëna nga Gjykatat e Lecco dhe Milanos, për krimet e vjedhjes së rëndë dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik, duke arritur në total 25 vjet.

Hetimet italiane u kryen nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Monzës dhe Interpol Mançester, duke e lokalizuar, informon media italiane.

Ndërkohë që nga verifikimet rezultoi se Oruci ndodhej në burgun britanik prej Nëntorit të vitit të kaluar, për akuzën prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Falë krahasimit të fotografive dhe gjurmëve të gishtërinjve, identiteti i tij u konfirmua. 

Urdhri u ekzekutua më 3 Dhjetor, duke çuar në ekstradimin e tij më 19 Dhjetor në Monza.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë