Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës ndërsa janë sekuestruar 16 kg kokainë.
Operacionu u ndërmor në një qendër tregtare në Castiglione del Lago ku është ushtruar kontroll në një makinë.
Gjatë kontrollit të makinës me qen antidrogë janë gjetur 15 pako me kokainë, në total 16 kg. Vlera e kësaj lënde narkotike nëse do të hidhej në treg shkon në 500 mijë euro. Nëse do të shpërndahej në treg me doza të vogla atëherë fitimi do të ishte 1.5 mln euro.
Policia arrestoi shoferin, shtetas shqiptar I cili u transferua në burgun Perugia-Capanne, informon media italiane. Nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit.