Itali - Disa fëmijë të moshës nga 10 muaj deri në 3 vjeç, dyshohet se janë keqtrajtuar në një çerdhe në Benevento, e menaxhuar nga një kongregacion fetar. Sipas hetimeve, fëmijët janë lidhur në karrige ose janë mbajtur brenda në rrethore për periudha të gjata kohore.
Hetimet flasin edhe për fyerje verbale, të drejtuara ndaj fëmijëve për veshjen, emrin si dhe për dhunë fizike, përfshirë shuplaka e tërheqje flokësh. Ato i detyronin të flinin ose të hanin me dhunë.
Pesë edukatore janë nën hetim nga Prokuroria e Beneventos dhe ndaj tyre është vendosur masa e arrestit në shtëpi. Tre prej tyre janë murgesha.
Sipas Corriere della Sera ishin karabinierët ata që ekzekutuan urdhrin e nënshkruar nga gjyqtari hetues me kërkesë të prokurorit. Dhe ishte i njëjti grup pune që dokumentoi përmes hetimeve dhe regjistrimeve video, atë që po ndodhte brenda çerdhes.
Si nisën hetimet
Hetimet filluan pas një ankese të paraqitur nga një përfaqësues i një kooperative që ofron aktivitete socio-edukative brenda qendrës së kujdesit ditor. Gruaja kishte marrë informnacione nga një prej punonjësve të saj, që punonte gjithashtu në qendrën e kujdesit ditor, se fëmijët po keqtrajtoheshin.
Ashpërsia dhe natyra e vazhdueshme e abuzimit është gjithashtu e dukshme në sjelljen instiktive të fëmijëve, e cila u vu re edhe nga prindërit e tyre në shtëpi. Sa herë që afrohej një mësuese, fëmijët mbulonin fytyrat me duar për t’u mbrojtur.
Komente










Kisha katolike ka dale nga kontrolli i zotit duhet reformim. amen
Përgjigju