Jeta e Dritan Demiraj, 29 vjeçari shqiptar i arrestuar në 3 mars të këtij viti në Itali për vrasjen e ish të dashurës së tij dhe të fejuarit të saj në mars të 2014-ës, tashmë është në fije të perit.
Demiraj, i cili po vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Parmës, për krimin e dyfishtë, është rrahur nga një i burgosur i cili sipas mediave italiane mësohet të jetë një ish boksier rumun dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome.

Dritan Demiraj u arrestua nga policia italiane më 3 mars 2016 për vrasjen e ish-të dashurës rumune e Lidia Nusdorfit dhe të dashurit të saj Silvio Mannina. për motive xhelozie. Ndërkaq, po për motive xhelozie, Demiraj dyshohet se ka vrarë edhe kushëririn e tij pasi ky i fundit, rezulton i zhdukur.

Nuk dihet shkaku se përse Demiraj është rrahur nga ish boksieri rumun, por dyshohet të jetë hakmarrje ndaj krimit të kryer nga i riu shqiptar. Policia italiane po heton mbi ngjarjen.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com