Milano- Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Milano për emigracion të paligjshëm.
I riu ishte i njohur për precedent të ngjashëm penal dhe i dëbuar vitin e kaluar nga vendi.
Shqiptari kishte qenë i ndaluar në muajin Prill 2023 për të njëjtën vepër penale në Jug të vendit dhe ishte dëbuar me urdhër të Prefektit të Katanias.
I arrestuari është L.A., 40 vjeç, informon media italiane. Por duket se shqiptari ka gjetur përsëri mundësinë për të hyrë ilegalisht në Itali, për t’u riarrestuar.