Një 24-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar ditën e sotme në Pescara të Italisë pasi u kap me 1 kilogramë kokainë të pastër.

Arrestimi i tij erdhi pas një kontrolli rutinë të policisë rrugore, ku pasi 24-vjeçari tregoi nervozizëm, policia bëri një kontroll më të imtësishëm të automjetit me të cilin po udhëtonte i riu shqiptar.

Droga ishte fshehur në motorin e makinës, në një kuti të bërë posaçërisht nga i riu shqiptar për fshehjen e lëndës narkotike.

Sipas medieve italiane, në tregun klandestin sasia e kokainës së sekuestruar do të kishte dhënë më shumë se sa pesë mijë doza, ndërsa vlera e saj llogaritet në rreth 200 mijë euro.

I riu shqiptarë ndodhet tashmë në burgun e San Donatos.

 droga itali
 (Droga e sekuestruar nga policia italiane)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com