Itali/ Iu zbuluan kavanozë me kokainë të groposura në pyll, arrestohen dy shqiptarët

Itali/ Iu zbuluan kavanozë me kokainë të groposura në pyll, arrestohen dy shqiptarët

Kokaina e gjendur e groposur në komunën e Campione d'Italia

Itali-Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Bassone të Italisë, për trafikim dhe posedim të paligjshëm të substancave narkotike. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por mediat italiane shkruajnë se i përkasin moshës 22 dhe 29 vjeç dhe se banonin në Varese.

Pasditen e djeshme, një karabinier zbuloi 150 doza kokaine të fshehura në dy kavanozë qelqi dhe të groposura në pyjet e komunës Campione d’Italia. Zbulimi i dozave të kokainës edhe si pasojë e dyshimit të ushtrisë që gjendej në atë zonë, e cila vazhdimisht kishte vënë re njerëz me makina që mbërrinin dhe largoheshin për pak caste nga zona e pyllëzuar e kufirit të vendit.

Edhe arrestimi i dy të rinjve shqiptarë ndodhi pikërisht në zonën e pyllëzuar, teksa u hasën duke iu drejtuar vendit ku ishin groposur dozat e kokainës. Këto të fundit, sipas policisë italiane, mendohet se ishin të destinuara për t'u shitur në zonat e Campione d'Italia dhe Kantonit të Ticinos

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë