Itali, ja emrat e të arrestuarëve
 nga banda e trafikut të drogës

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e të arrestuarëve nga banda e drogës, itali-Shqipëri-Hollandë. Krerët e kësaj organizate mësohet se janë dy shqiptarët, Eugert Bici, Elis Pisha dhe italiani Simone Canu.

emrat e te arrestuareve

Eugert Bici, ishte ndaluar dhe më herët në shkurt të vitit 2014, gjatë një hetimi të prokurorisë së Kaljarit. Në trafikun e kokainës mësohet se ishin të përfshirë ish-kryebashkiaku Buddusò, Giovanni Satta, Alessio Salis, rumuni Alis Doboseru dhe shqiptari Gazmir Almeta.

arrestimet

Korrierët e arrestuar në vitin 2014, janë Durim Bejko,Silvana Bejko, Ronald Stomina e Vladimir Muçi.

arrestimet itali
 
Po ashtu në këtë bandë kriminale bënin pjesë, Claudio Soddu, Alessandro Dessolis, Nicola S. Pinna, Gino Mureddu, Filippo Di Costanzo, Andrea Denanni dhe shqiptari Dashimir Hoxha.

arrestimet itali

Operacioni për arrestimin e tyre  është drejtuar nga Alberto Cicognani i forcave të Olbias. Arrestimet e sotme janë kryer në Sassari, Nuoro, Pistoia, Brescia, Pordenone, Romë, Bergamo dhe Venecia.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan