BRINDIZI - Forcat e Guardia di Financa, në Brindizi kanë sekuestruar mbrëmjen e djeshme një motoskaf në bordin e së cilës ishin 1 mijë e 700 kg marijuanë. Policia ka arrestuar 5 shqiptarët të cilët shoqëronin drogën gjatë udhëtimit nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.
Policia është sinjalizuar nga një peshkarezhë se një motoskaf kishte pësuar avari për shkak të dëmtimit të motorrit. Pasi ka mbërritur në afërsi të mjetit të lundrimit forcat policore kanë parë 5 shqitarët të cilët po përpiqeshin të lironin motoskafin nga ngarkesa e drogës duke tentuar ta hidhnin atë në det. Pasi janë bllokuar 5 transportuesit motoskafi është shoqëruar për në mol ku edhe është sekuestruar e gjithë ngarkesa.
Në fillim u mendua se bëhej fjalë për transport klandestinësh, por më pas policia duke iu afruar motoskafit ka parë se bëhej fjalë vetëm për 5 persona, por edhe për një numër të madh kutish, të ngjashme me ato që përdoren për kontrabandën e cigareve.
Kapiteneria e GDF të Brindisit ka lajmëruar policinë, e cila e ndihmuar nga një helikopter ka mundur të bllokojë drogën dhe të prangosë 5 shqiptarët.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lum kokaine drejt Europës, 9 të arrestuar