LECE- Një sasi prej 400 kg drogë e llojit marijuanë është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Guardia di Financa.

Droga, vlera e të cilës nëse do të shitej në treg kapte shifrën e 2 milionë eurove ishte sistemuar në një furgon të mbuluar me tela në komunën Vernola. Në pranga të policisë italiane ra dhe një shtetas shqiptar 35 vjeç, i cili mendohet se është dhe skafisti i gomones, me të cilën është transportuar në Itali droga.

Gomonia e sekuestruar ishte me gjatësi 7.5 metra me 2 motorë 250 kuaj fuqi.

Ngarkesa e lëndës narkotike u sekuestrua nga policia e Leçes në bashkëpunim me policinë në terren në zonën Monopoli, pas një ndjekjeje të gjatë policeske.
Marijuana ishte fshehur në shumë çanta, dhe ishte mbështjellë me celefon, dhe nëse do të shitej në treg do të përfitohej vlera 2 milionë euro.  Personi i arrestuar është identifikuar si 35 vjeçari me inicialet S. P i lindur në Berat, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)