Itali, kapen 800 kg marijuanë me vlerë 8 mln euro, pranga shqiptarit dhe italianit/ VIDEO

Itali, kapen 800 kg marijuanë me vlerë 8 mln euro, pranga shqiptarit dhe italianit/ VIDEO

Rreth 800 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë janë kapur nga policia italiane në rajonin e Ravennas, gjatë një operacioni antidrogë, ndërsa u arrestuan dy persona, një shqiptar dhe një shtetas italian. Operacioni raportohet se është zhvilluar nga karabinierët italianë në zonën malore të komunës Russi. 

Lënda narkotike u gjet në një magazinë të marrë me qira nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Karabinierët sekuestruan 602 kg marijuanë dhe 128 kg hashash e ndarë në paketime. Droga dyshohet se kishte hyrë në territorin italian nga Shqipëria. Nëse shitej me doza të vogla, vlerësohet se do të gjeneronte rreth 8 milionë euro, sipas hetuesve. Shqiptari i arrestuar është 40 vjeç, me precedentë penal të mëparshëm. 

Krahas shtetasit shqiptarë, në pranga ka rënë edhe një 70-vjeçar italian, pronar i një fabrike të vogël divanësh. Në makinën e këtij të fundit, një Citroen C5, policia gjeti 70 kg marijuanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim