Një sasi prej rreth 100 kg kanabis u sekuestrua nga policia italiane në një piceri të braktisur.

Katër persona kanë përfunduar në pranga, midis të cilëve dy shqiptarë, ndërsa dy të tjerët janë rumunë.

Shqiptarët e arrestuar janë Armand Rameta, 25 vjeç dhe Merlin Myftaraj, 27 vjeç.

Policia gjeti sasinë e drogë që thahej në diell, ndërsa në kuti kanë gjetur gjethe hashashi.

Ndër të tjera autoritetet sekuestruan edhe një pushkë me katër fishekë e fshehur në një panel druri.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com