VERBANIA- Policia italine pas një investigimi të gjatë ka arritur të arrestojë një bandë shpërndarësish të lëndëve narkotike. Aksioni u krye në orët e vona të ditës së djeshme në Verbania të Italisë dhe në pranga kanë rënë 11 persona.
Përmes një komunikate për shtyp policia e Verbanias bëri të ditur se janë ekzekutuar 11 urdhër arreste, 8 në burg dhe 3 me të drejtë paraqitjeje. Sipas policisë banda përbëhej kryesisht nga shqiptarë, por kishte edhe disa marokene dhe italianë. Oficerët e policisë kanë raportuar se po ndiqen në gjendje të lirë edhe 40 persona të tjerë që mund të kenë patur lidhje me këtë bandë.
Organizata e drogës vepronte si ndërmjetëse mes trafikantëve të mëdhenj dhe shpërndarësve të drogës. Organizata furnizohej dhe shpërndante rregullisht, ekstazi, kokainë dhe mariuana.
Policia ka nisur investigimin që në janar të 2011-ës, duke ndjekur shpërndarësit e vegjël në terren dhe duke përgjuar telefonat. Në veçanti, hetuesit mbajtën nën mbikëqyrje një shqiptar me emrin Jetnor që është provuar se ishte kreu i kësaj bande. Në sajë të ndjekjeve të vazhdueshme, përdorimit të GPS, përgjimit të telefonave, etj. grupi hetimor identifikoi të gjithë anëtarët e grupit dhe arriti të mësojë edhe mënyrën e funksionimit të bandës.
Sipas policisë, kokaina dhe ekstazia blihej tek bashkëatdhetarët shqiptarë që punonin në provincat e Milanos, Novaras dhe Verbanias, ndërsa mariuana vinte direkt nga Shqipëria. Vendi ku grumbullohej droga ishte në një zonë të pyllëzuar në lartësitë e Verbanos, në disa kasolle të braktisura. Banda arrinte të tregtonte 2 kg kokainë dhe 10 kg mariuanë në muaj.
(rd/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com