ROME- Një grup prej pesë shqiptarësh që vidhnin makinat e lojrave të fatit në baret mes Leçes dhe Komos janë prangosur nga policia italiane. Pas një pune intensive hetimore karabinierët kanë mundur të bien në gjurmët e bandës shqiptare falë ndihmës së telekamerave të bizneseve të vjedhura.

Mediat italiane njoftojnë se të arrestuarit e policisë janë Gavril Lleshaj 25 vjeç, Ferdinand Ndoj 27 vjeç, Saimir Ceci 23 vjeç, Besnik Skana 25 vjeç, si dhe Shkëlqim Hodaj 33 vjeç.

Ky i fundit dyshohet dhe si kreu i kësaj bande hajdutësh vjedhjet e të cilës kanë kapur shumën e 100 mijë eurove. Policia thotë se ka dokumentuar gjithashtu vjedhjen e 9 automjeteve, dhjetra banesave si dhe plaçkitjet e kryera në rrugë nga banda e të rinjve shqiptar të cilët jetonin në mënyrë të paligjshme në itali. Sëbashku me të arrestuarit policia ka mundur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale, disa dorashka, 2 kazma dhe mjete të mprehta të cilat shërbenin për të thyer dyert e dyqaneve të cilat grabiteshin me qetësi nga kjo bandë.
(sg/shqiptarja.com)