Itali, kapet banda shqiptare e grabitjeve, arrestohen 4 persona /EMRAT

Itali, kapet banda shqiptare e grabitjeve, arrestohen 4 persona  /EMRAT

Foto Ilustruese

Policia italiane gjatë një operacioni ka shkatërruar një bandë prej 4 personash, e cila grabiste apartamente të ndryshme në zona të ndryshme të Italisë. 

Mediet italiane raportojnë se anëtarët e bandës janë me orgjinë shqiptare dhe italiane. Banda e specializuar në grabitjen e apartamenteve shpesh i ka kryer aktet e saj edhe në prani të banorëve dhe në javët e fundit kishin grabitur gjashtë herë. Gjithashtu mediet në vend kanë publikuar dhe emrat e të arrestuarve të cilët janë:

Bajram Kabili, Can Hasani, Alfred Vathaj, Manjola Prela, ku tre të parët janë arrestuar në Cittadella, e katërta në Cesenatico. Banda fillimisht vëzhgonte banesat në mëngjes, duke e kaluar pjesën më të madhe të ditës mes bashkëpatriotëve bashkëpunëtorë e duke u përzier me turistët.

Ata vidhnin pa bërë dallime, duke thyer dritaret, ndërkohë që përdornin edhe mjete transporti të ofruara po nga bashkatdhetarët e tyre. Ndërsa koka e grupit konsiderohet Can Hasani, organizator i vjedhjeve dhe manaxhues i parave dhe i sendeve të vjedhura në bashkëpunim.

( Sendet e vjedhura të sekuestruara nga policia italiane )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi