Itali, kapet gomonia me 2.2 ton
marijuanë nga Shqipëria

Itali, kapet gomonia me 2.2 ton<br />marijuanë nga Shqipëria
Një sasi e konsiderueshme prej 2.2 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë e cila vinte nga Shqipëria është sekuestruar në brigjet italiane.

Lënda narkotike ishte e ngarkuar në një gomone rreth 8 metra të gjatë dhe e ndarë në 57 pako të sasive të ndryshme.

Marijuana e cila ishte e kamufluar me mbulese celofano nëse do të dilte në treg do të arrinte vlerën prej 22 milionë eurosh.

Mediat raportojnë se lënda narkotike u sekuestrua në mbremjen e 17 majit nga policia e Foggias.

Vijojnë hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen, ndërsa janë duke bashkëpunuar autoritete italiane dhe ato shqiptare me synimin për të zbuluar personat përgjegjës që merren me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

[gallery]22337[/gallery]

Redaksia Online
B.B/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik

Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik