Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi
Lulja e kuqe e Krishtlindjeve
Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues.
Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit. E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull.
Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve. Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit.
Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre. Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje apo në nuanca të grisë.
Megjithatë e kuqja është më e njohura dhe e shitura dhe e kultivuara në të gjithë botën që prej fillimit të viteve 1800. Nëse edhe ju e keni në shtëpi këtë bimë të veçantë dhe doni të kujdeseni sa më mirë për të.
Si të kujdeseni
Tanimë ato janë kthyer në një traditë ku shkëmbehen dhe në formën e dhuratave që t’i kesh sa më gjatë në shtëpi është një kënaqësi më vete. Për këtë ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta.
Si ta ujisni
Lulet e Krishtlindjeve nuk duan shumë ujë. Ndaj ujiteni kur të shihni që plehu është tharë. Ndryshe rrënjët e saj do të kalben e lulja do të fishket.
Temperatura e duhur
Edhe pse çelin në dimër, këto lule kanë nevojë për ngrohtësi. Mbajini në vende të ngrohta e me diell.
Si ta ruani pas festave
Që të siguroheni që lulja të çeli përsëri vitin tjetër duhet ta krasisni në Prill e t’ia lini degët rreth 10 cm. Ruajeni në një ambient të ngrohtë dhe ndërrojani vazon në Maj. Mos harroni në verë duhet të mbani në një vend të freskët.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet
25 Dhjetor, 17:14
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Gruaja në karrocë e vetme me 25 mijë lekë pension, lutje në kishë: Na mungon një fjalë e ngrohtë! Fisi e miqtë, hallet e tyre...por besoj se Zoti bën mrekulli
25 Dhjetor, 15:41
-
Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje
25 Dhjetor, 14:03
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Mesazhi i Krishtlindjes, Ati i Shenjtë: Ndalni armët në Gaza e Ukrainë, hapni portat e dialogut! Bekimi Urbi et Orbi
25 Dhjetor, 13:20
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Krishtlindje lufte në Palestinë! Të krishterët në kërkim të shpresës, Betlehemi kthehet në një qytet të trishtuar
25 Dhjetor, 12:54
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Pema e Krishtlindjes në hapësirë, FOTO mahnitëse e yjeve 5 milionë vjeçarë në Rrugën e Qumështit
25 Dhjetor, 12:40
Artikullit dua t'i shtoj qe kjo lule e ka origjinen nga Amerika Qendrore dhe duhet kujdes kur ne shtepi ke femije te vegjel ose kafshe/zogj nese e konsumojne kete bime.Disa thone qe eshte helmuese,te tjeret thone qe nuk eshte,por shkakton shqetesime ne stomak e ne sist.e tretjes,kurse disa te tjere thone se gjithecka varet nga sasia qe konsumohet.
Përgjigju