Itali, kapet gomonia me 700
kg kanabis, vinte nga Shqipëria

Itali, kapet gomonia me 700<br />kg kanabis, vinte nga Shqipëria
Policia italiane ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike duke sekuestruar një gomone me 700 kg kanabis me vlerë 4 milionë Euro.
 
Gomonia sipas mediave italiane dyshohet se vinte nga Shqipëria, ndërsa kaloi ngushticën e Otrantos mesnatën e të hënës duke u gdhirë e martë.
 
Trafikantët synonin bregdetin e San Foca, por gomonia u pikas nga disa banorë të cilët njoftuan më pas policinë.
 
Trafikantët e kishin fshehur kanabisin e ndarë në 40 pako të mëdha në disa shkurre afër plazhit.
 
Policia italiane sekuestroi sasinë e kanabisit dhe një armë zjarri, ndërsa ka nisur hetimet për të zbuluar skafistët dhe rrjetin e trafikut të drogës.
 
Disa nga mediat italiane shkruajnë se lënia e drogës në breg të detit e fshehur mund të ketë qenë edhe një keqkuptim mes skafistëve dhe atyre që do ta merrnin në dorëzim.
 
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që skafistët u arratisën kur zbardhi dita nga frika e arrestimit, ndonjë avari apo edhe nga i ftohti.
 
Dyshimet janë të shumta, pasi gomonia e fuqishme me 200 kuaj fuqi u braktis vetë nga skafistët, pasi nuk u ndoq nga policia.

Ky është rasti i tretë që policia italiane sekuestroi gomone me kanabis nga Shqipëria për këtë vit.

“La Repubblica” shkruan se alarmi për rritjen e trafikut të drogës nga Shqipëria ka nisur në muajt e fundit nga shërbimet sekrete, të cilat gjithashtu kanë theksuar edhe rrezikun e radikalizimit ekstremizmit islamik në Shqipëri.

Ndërkohë që dje në Vlorë u gjet një makinë me targa amerikane në det, e cila dyshohet se është përdorur për trafik droge, pasi mjeti ishte i lidhur me një karrel mjeti ujor prej 5 m.
 
Por nuk dihet nëse makina e gjetur në det ka lidhje me sasinë e kanabisit që u trafiku përmes Otrantos drejt Italisë natën e së martës dhe që u sekuestrua nga policia italiane.
 
Aktualisht makina është dërguar në ambientet e komisariatit të Vlorës, për t’ju nënshtruar ekspertizës.

[gallery]20514[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar