Një tjetër sasi e konsiderueshme droge sekuestrohet në brigjet italiane.
Policia italiane ka sekuestruar këtë të martë rreth 734 kg marijuanë në një gomone në zonën e Leçes. Sipas mediave italiane vlera e drogës së sekuestruar e ndarë në 33 koli arrin në 7 milionë euro. Dy personat e arrestuar fillimisht tentuan t’i shpëtonin policisë, por u bllokuan në det. Ata akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gomonia kishte dy motorë prej 250 Kuaj-fuqi dhe një tjetër motor rezervë në bord.
Policia ka arrestuar dy trafikantë shqiptarë, me inicialet A.P 43 vjeç dhe G.S 39 vjeç.
Gomonia u sekuestrua në orët e para të mëngjesit pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.
Redaksia online
E.M/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO