ITALI - Një shqiptar me inicialet K.H. 38 vjeç është arrestuar nga policia italiane në Cremona, në veri të Italisë, pasi kishte grabitur një 85-vjeçar italian.
Shqiptari kishte disa precedent penal dhe mbante të paktën 13-të identitete të ndryshme, të cilët i kishte përdorur gjatë këtyre 20-të viteve të fundit. Gjithashtu, ai ka qenë edhe i dënuar për shumë vepra penale, me 11 vite burg të pashlyer asnjëherë, duke qenë i sinjalizuar në të gjithë Italinë nga Bari në Milano.
38-vjeçari nga Shqipëria, i ndihmuar edhe nga një person i dytë, e ka lidhur dhe rrahur të moshuarin italian për t`i grabitur një shumë prej 700 eurosh.
85-vjeçarit të dhunuar i janë dhënë 40 ditë regjim shtrati, si pasojë e disa brinjëve të thyera.
Policia ka arritur ta arrestojë shqiptarin, vetëm 10 minuta pas grabitjes.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com