ITALI - Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në makinën e tij iu gjetën 520 gram heroinë e pastër me vlerë 5 mijë euro, e cila nëse do të shitej në doza të vogla do fitohej më shumë. Albion Krashi u arrestua dje në Vicenca të Italisë, pasi policia e kishte mbajtur në vëzhgim për disa kohë.

Sipas mediave italiane, Albion Krashi drejtonte trafikun e narkotikëve në zonën e Vicencës perëndimore duke furnizuar shpërndarësit e sasive të vogla të lëndës narkotike. Krashi kishte ndryshuar emrin në Shqipëri në Arbër Krrashi për të mos u diktuar nga kontrollet.

Disa kohë më parë i riu shqiptar ishte dëbuar nga Italia dhe më 6 tetor kishte hyrë përsëri në Itali. Krashi kishte fluturuar nga Tirana për në Bergamo por e kishin kthyer sërish në Shqipëri dhe ishte rikthyer në Vicenca me makinë nga Kroacia.
(bm/sg/shqiptarja.com)