Një 48-vjeçar shqiptar me banim në Prata di Pordenone, Itali, është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do ta vriste.
 
Ilir Kraja u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një ditë më parë pas një grindje me bashkëshorten e ka rrahur atë dhe më pas e ka kërcënuar.
 
Gruaja 46-vjeçare, ka raportuar dhunën në polici, ndërsa efektivët kanë shkuar për të shqyrtuar ankesën e saj. Por gjatë kontrollit në banesë ata kanë gjetur në një sirtar në dhomën e ndenjjes një pistoletë, të kalibrit 7.65 por pa fishekë.
 
Tani mbi 48-vjeçarin rëndojnë 2 akuza, dhunë ndaj bashkëshortes dhe armëmbajtje pa leje.
 
 Redaksia Online
(Shqiptarja.com)