/ATSH-AFP/ - Gjermania, Franca, Italia dhe Sllovakia kërkuan sot një zgjidhje të fortë dhe vendimtare në nivel evropian për problemet e imigracionit, pas tragjedive të fundit në Mesdhe.
"Ngjarjet tragjike të fundit në Mesdhe, me zhdukjen e qindra personave në anijet e imigrantëve, kërkojnë një reagim të përbashkët dhe të fortë nga Evropa", shkruajnë ministrat për Çështjet Evropiane të këtyre katër vendeve, në një deklaratë të përbashkët të publikuar në përfundim të një takimi në Cesena.
Këta ministra mendojnë veçanërisht se Bashkimi Evropian duhet të marrë në dorë këto çështje dhe të hartojë në mënyrë urgjente një politikë evropiane të përbashkët dhe koherente mbi imigracionin.
Ata kërkojnë gjithashtu një angazhim të fortë kundër rrjeteve kriminale që përfitojnë nga dëshpërimi i atyre që kërkojnë të shkojnë në Evropë.
"Kjo tragjedi i përket të gjithë Evropës dhe kërkon një përgjigje evropiane vendimtare", shtojnë ministrat, Harlem Desir për Francën, Michael Roth për Gjermaninë, Sandro Gozi për Italinë dhe Peter Javorcik për Sllovakinë.
Më shumë se 11 000 imigrantë kanë mbërritur në gjashtë ditë në brigjet italiane. Të paktën dy anije të mbytura kanë shkaktuar rreth 450 të vdekur këto ditët e fundit, sipas të mbijetuarve./
/Shqiptarja.com