Itali/ Kërkohet burg për jetë për shqiptarin që vrau bashkëatdhetarin në lokal

Itali/ Kërkohet burg për jetë për shqiptarin që vrau bashkëatdhetarin në lokal

Emanuel Roku (Viktima)

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Rigels Gjinaj, shqiptarin 34-vjeçar që akuzohet se në shtator 2022 ka vrarë Emanuel Rrokun në një bar në Turbigo të Milanos.

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022 Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Me sa duket ka nisur një debat mes tij dhe Rigelsit, i cili filloi të përleshej me 34-vjeçarin shqiptar që nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. 

Rigelsi ka deklaruar se ishte penduar për krimin. 

“Nuk doja të vrisja njeri”, deklaroi Rigelsi.

Sipas prokurorisë së Parmës 34 vjeçari ka qëlluar në një distancë prej 25 deri në 45 centimetra bëjnë të ditur mediat italiane.

Muajt ​​e fundit pikërisht në atë lokal është bërë ekzaminimi balistik. Policia e karabinierëve RIS në Parma, Itali, rindërtoi skenën, për të përcaktuar nëse ishte apo jo një vrasje me dashje.

Prokuroria Publike i kërkoi Gjykatës së Apelit të Milanos dënimin me burgim të përjetshëm për 34-vjeçarin shqiptar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen