ROMË - Komisioni i Senatit ka votuar ditën e sotme për largimin e Silvio Berluskonit nga Senati.  Pas disa orësh diskutime, Senati vendosi dëbimin e Berluskonit.

Silvio Berluskoni u shpall fajtor nga gjykata për akuzat e evazionit fiscal. Vendimi për largimin e tij është marrë me shumicë votash sipas kreut të komisionit, Dario Stefano.

Brenda 20 ditëve pritet votimi i Senatit pas vendimit të marrë sot nga komisioni.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)