Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim, u arrestua rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm nga policia italiane, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Kabril Kryeziu, lindur në Shkodër dhe banues në Sestu të Italisë, dënuar edhe më parë nga drejtësia italiane.

Ai u shpall në kërkim disa ditë më parë, kur forcat italiane të sigurisë ushtruan një kontroll në banesat e zonës, në kuadër të luftës kundër prostitucionit. Kontrollit iu nënshtrua edhe banesa ku jetonte shqiptari, i cili sipas mediave italiane ishte i papunë.

31-vjeçari arriti të arratisej duke dalë nga banesa private, përmes çatisë së saj. Gjatë bastisjes së banesës, u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë “Berreta”, 15 fishekë, disa doza heroinë, një shishe me 250 ml betadon, gjithashtu edhe dy karta indentiteti e 1 patentë, të falsifikuara.

Pas arrestimit, Kryeziu u dërgua në burgun e Uta-s, në Cagliari.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)