ROMË, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Italia do të kishte rreth 300 miliardë euro më shumë nëse do të kishte vepruar me vendosmëri kundër korrupsionit pas skandaleve të publikuara në vitet '90, vlerësoi një raport i punëdhënësve italianë i publikuar sot.
Sipas "Confindustria"-s, organizata kryesore punëdhënëse, mungesa e masave kundër korrupsionit ka peshuar mbi rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto italian, që mund të kishte qenë rreth 20 për qind më i lartë.
Në këtë raport të titulluar "Korrupsioni, peshë e rëndë për zhvillimin", "Confindustria" është përpjekur të përllogarisë impaktin e masave antikorrupsion të marra pas operacionit "Duar të pastra" të filluar nga gjykata e Milanos në vitet 1990.
Këto hetime përfunduan me një numër të madh arrestimesh dhe konfiskimesh të mirash materiale, por Italia nuk është se mbetet mbrapa nga mesatarja evropiane në çështjet e luftës kundër korrupsionit.
Treguesi i Bankës Botërore rendit Francën në vendin e 26 për vendet më pak të korruptuara, ndërsa Italia është në vendin e 90-te.
Nëse masat e parashikuara kundër korrupsionit fillojnë të aplikohen në Itali atëherë PBB-ja e saj do të rritet me rreth 0,5 për qind në vitin 2015 dhe me 1,6 për qind në vitin 2016, sipas "Confindustria"-s./
/G.S/ a.jor.












